Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Gusht 2019, 16:04

Renato tregon si Alketa dhe Vjollca Hoxha u bënë dëshmitare të situatës së sikletshme

Në tetor nis edicioni i dytë i "Hell's kitchen" dhe Renato Mekolli ka deklaruar se këtë herë do bëhet nami. Në një intervistë për "Panorama plus", Renato tregoi se këtë herë "Hell's kitchen" do të vijë shumë ndryshe dhe u shpreh se "me çfarë ka ndodhur në edicionin e parë… ju nuk keni parë gjë akomaaaa".

I pyetur nëse ka ndonjë dëshmitar VIP që ka parë me sy përplasjet e enëve të kuzhinës prej tij, Renato tregoi se ka ndodhur me disa VIP-a.

"Në punën time jam shumë kërkues dhe nuk jam aspak tolerant, pasi disiplina për mua në punë është çdo gjë. Patjetër që në jetën time personale jam komplet ndryshe. Por në çdo gjë që unë marr përsipër, do ta mbështes me mish e me shpirt dhe do t’i jap suksesin që i meriton. Nuk marr diçka përsipër nëse nuk bëhem njësh me formatin dhe me atë që kërkon formati. Për sa u përket personave VIP që mund të kenë qenë prezent në shpërthimet e mia ne restorant (që çdo herë janë më të drejtë, me arsye dhe me vend) , kanë disa që kanë qenë, patjetër. Zonja Vjollca Hoxha ndërkohë që drekonte, nga kuzhina dëgjohet zëri i tmerrshëm i shefit. Por, edhe Alketa Vejsiu, Ervin Kurti etj. Në kuzhinë ka tension, ka presion, duhet çdo gjë të dalë në orën e duhur, e testuar dhe me detaje. Këto të çojnë që të reagosh në moment për atë çfarë po ndodh", tregoi Renato.