Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Gusht 2019, 16:04

Thanë se u shtrua në psikiatri pas festivalit, Miley Cyrus ia mbyll gojën të gjithëve

Pak ditë më parë Miley Cyrus elektrizoi skenën e festivalit "Sunny Hill" me performancën e saj. Miley ishte e ftuara speciale e këtij festivali dhe ishte hera e parë që një këngëtare me famë ndërkombëtare performonte në Kosovë.

Pas festivalit, nisën lajmet se Miley Cyrus është shtruar në psikiatri pasi sipas mediave të huaja familjarët janë shqetësuar për gjendjen e saj dhe se ajo nuk i bindet askujt.

Këtyre lajmeve, Miley i është përgjigjur me disa foto e video nga pushimet ku tregon se po bën qejf dhe se nuk i intereson se çfarë shkruhet për të.

Këngëtarja shfaqet në super formë herë duke pozuar me rrobabanjo e herë duke kërcyer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on