Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Gusht 2019, 15:03

Gazetari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë

Ditën e sotme është bërë baba për herë të parë gazetari dhe komentatori i njohur i Digitalbit, Alban Xhihani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhihani me anë të një fotoje të postuar në Instagram.

Albani dhe bashkëshortja e tij Isida janë bekuar me një vajzë.

Në foton e postuar nga Albani shfaqet dora e vogëlushes që ka ardhur në jetë. “I bekuar. Kryevepra ime” shkruan gazetari.

Albani nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vogëlushes.