Përveç “Dilemës” në këngën e tij te fundit, këngëtari Genc Prevlukaj na ka bërë të ditur një tjetër dilemë që i përket realitetit të jetuar jo thjesht muzikës. Ai ka ndarë në profilin e tij të instagramit një foto dyshe ku shfaqet në njërën anë me pamjen aktuale dhe në anën tjetër me një mjekër të gjatë me të cilën se kemi parë kurrë më parë.

Mesa duket artistit i ka shkrepur në kokë për një ndryshim në look-un e tij dhe po mendon të rrisë mjekrën. Gjithsesi ai nuk do të ndërmarrë asnjë hap pa u konsultuar fillimisht me ndjekësit e tij në instagram. Për këtë arsye ai i ka pyetur këto të fundit “DILEME 1 apo 2?” , duke iu kërkuar në këtë mënyrë të zgjedhin.

Fansat kanë shprehur mendimin e tyre në komente, disa kanë zgjedhur 1-pamjen aktuale e të tjerë 2-Gencin me mjekër të gjatë.

Kujtojmë se dhe e fejuara e tij, Eni Koçi, para ca ditësh bëri ndryshimin drastik duke u kthyer nga bjonde në një kokëkuqe. Siç duket Genci është frymëzuar nga e fejuara për të bërë dhe ai një ndryshim në look-un e tij.






