Si këngëtarja Dafina Zeqiri ashtu dhe reperja e njohur Tayna po bëjnë namin në tregun muzikor me projektet e tyre të fundit. Në korrik të këtij viti, burime nga ‘Prive’ bënë të ditur se të dyja artistet po realizonin një bashkëpunim që do të publikohej në gusht të këtij viti. Epo tashme ne jemi në gusht!

Po të njëjtat burime kanë njoftuar se kënga ka mbaruar së incizuari në studion e Cricket dhe do të dalë tani së shpejti. Projekti muzikor mes tyre titullohet “Bye Bye” , një këngë ritmike verore, dhe pritet të jetë një sukses.

Kujtojmë se vetëm para një muaji Dafina publikoi “Lule Lule”, në bashkëpunim me Lumi B ndërsa para disa ditësh bëri të ditur se do të jetë pjesë e nje tjeter bashkëpunimi me këngëtarin e njohur nga Suedia, Lazee.
Nga ana tjetër, Tayna para katër ditësh publikoi bashkëpunimin e saj me të ri “Passite” me Mc Kreshën dhe Lyrical Son.






