Nga Shqipëria / E Premte 9 Gusht 2019, 17:05

'Nga don me t'çu rrushi?’, Motra e Ences po bën namin me këto foto në jaht

Uindi Haxhia, motra e Encës, është një blogere 19 vjeçare e cila numëron një numër të madh ndjekësish në instagram. Ndonëse shpesh bie pre e një numri të pafund kritikash, Uindi njihet për vetëbesimin që e karakterizon dhe kjo bën që ajo të postojë foto nga më të ndryshmet pa menduar se si do të shihet nga ndjekësit e saj.

Së fundmi, Uindi ka bërë të ditur se pushimet kanë filluar dhe për të dhe instagrami i saj është mbushur plot, herë në pishina, herë në plazh. Në postimin e fundit blogerja shfaqet e ulur në timonin e një jahti dhe ka shkruar “Nga don me t çu rrushi ?”.

Ky përshkrim nuk ka mbetur pa rënë në sy të fansave të cilët i kanë bërë komente nga më të ndryshmet. Njëri ndër këto komente i ka interesuar Uindit dhe ka vendosur t’i kthejë përgjigje. “Ngjermani se atje ka pare” ka shkruar ndjekësja. “Leku shkon tek leku kshuq hajde tek un”, i është përgjigjur Uindi, e cila më pas e ka shpërndarë këtë koment në InstaStoryn e saj.