Ndarja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë, por sërish Stresi dhe Keisi kanë vendosur mos ta konfirmojnë. Madje Stresi deklaroi se dasma do bëhet, por ndryshe veproi Keisi. Ajo u largua për në Kanada dhe së fundmi ka bërë statuse ku tregon se është e zhgënjyer pas ndarjes.

Ditën e sotme bukuroshja brune ka postuar një foto ku në shprehje të fytyrës duket paksa e mërzitur e këtë lë të kuptohet edhe nga përshkrimi.

"Kur bie shi, kërko për ylberin, kur është errësirë, kërko për yjet", shkruan Keisi duke i dhënë kështu një mesazh Stresit se ajo do t'ja dalë ta kalojë edhe këtë situatë që po kalon.

Ndërkohë Stresi ndodhet në Vlorë duke bërë qejf me miqtë e tij dhe duke xhiruar videoklipin e ri.







