Pas koncerteve të shumta, më në fund Era Istrefi ka gjetur kohë për veten dhe prej disa ditësh ndodhet me pushime në Mykonos së bashku me miqtë dhe këngëtarin e njohur britanik Julian Perretta me të cilin përflitet se është në një lidhje.

Nga Mykonos Era ka postuar së fundmi disa foto me rrobabanjo ku shfaqet në super formë e ku në pah ka vënë të pasmet.

"Vajzat duan vetëm diell", shkruan Era.

Komplimentat nuk kanë munguar për këngëtaren e cila di si ta tërheq vëmendjen.









