Që kur u zbulua lidhja e tyre e deri më sot që janë prindër, Elita dhe Gjiko kanë mbetur një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe që publiku ka gjithnjë interes të dijë për jetën e tyre private.

Elita dhe Gjiko jetojnë në Prishtinë në një shtëpi shumë moderne e një pamje brenda saj e ka zbuluar sot moderatorja bukuroshe.

Elita ka pozuar para dollapit të veshjeve dhe një rafti plot me këpucë, ku kudo në dhomë mbizotëron e bardha.

"Mbajini takat, kokën dhe standartet tuaja lart", është përshkrimi me të cilin Elita ka shoqëruar fotot.










