Nga Shqipëria / E Premte 9 Gusht 2019, 10:10

Momenti që ju humbi: Ledri Vula i shpreh dashurinë Dua Lipës në 'Sunny Hill Festival'

Pak ditë më parë u mbajt festivali "Sunny Hill", i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa e ku performuan këngëtarë me famë botërore si Miley Cyrus, Gashi, Njomza dhe këngëtarë shqiptarë ku një prej tyre ishte Ledri Vula.

Pas performancës Ledri falenderoi familjen e tij e menaxherin Faton Shoshi për përkrahjen, por në veçanti Dua Lipën.

“Ta ha zemrën. Je më e mira n'botë", i tha Ledri Duas. Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme nga "Prive".

Kujtojmë që vite më parë, dyshja Ledri dhe Dua ishin në një romancë dashurie.