Nga Shqipëria / E Enjte 8 Gusht 2019, 23:11

Ky dedikim i Hueyda El Saied për të birin do t’iu ëmbëlsojë mbrëmjen

Hueyda El Saied, artistja shqiptare që prej kohësh jeton në Luksemburg ku ka ndërtuar jetën e saj e ka bërë gjithmonë të ditur lidhjen e ngushtë që ka me të birin, Gabrielin. Ajo është shprehur shpesh herë se Gabrieli ka qenë i pari që i ka fshirë lotët kur ka qenë e trishtuar.

Së fundmi Hueyda ka publikuar foton e rradhës me të birin ku dhe njëherë tjetër na tregon për lidhjen e ngushte midis tyre. Ajo ka treguar se si dashuria për të birin e bën të ndihet një super mama dhe njëkohësisht një super njeri.

“Kur je e rrethuar me dashuri, jeta merr tjetër dimension. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë njerëzit për ty, apo çfarë bëjnë. Dashuria na bën të fortë dhe kur unë jam pranë këtij bukuroshit të vogël dhe të zgjuar, ndihem si një super mama, një super njeri që asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë për të marrë atë që do dhe meriton”, ka shkuar Hueyda.