Nga Shqipëria / E Enjte 8 Gusht 2019, 22:10

Nuk ndalet Elvana: Kënga e re do t'ju bëjë të çoheni të kerceni

Vetëm para gjashtë ditësh këngëtarja e njohur  Elvana Gjata solli projektin e ri muzikor të titulluar  “ Meine Liebe”. Kjo këngë erdhi si duet me artistin Adrian Bujupi dhe rezultoi të ishte një sukses sepse u pëlqye shumë nga publiku.

Në një kohë kaq të shkurtër dhe Elvana sapo ka publikuar projektin e saj më të ri solo të titulluar “A m’don”. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Elvana në bashkëpunim me Arbër Zeqon ndërsa muzika është realizuar nga Arbre Blass. Në videoklip, këngëtarja shfaqet e veshur vetëm me të bardha.

Duke qenë se në një kohë të shkurter Elvana po publikon projekte të njëpasnjëshme fansat e saj kanë reaguar duke i thënë në formë shakaje se ajo i ka lënë shumë mbrapa kolegët e tjerë dhe se duhet t’iu lërë kohë dhe atyre. Ndonëse ka vetëm një orë që është publikuar kjo këngë po pëlqehet shumë nga publiku.

’Kur tkesh kohe leju icik kohe kolegeve se gjynah i ke lene shm mbrapa’, ka shkruar një fanse e këngëtares.