Në festivalin “Sunny Hill” të organizuar në Prishtinë artistët pjesëmarrës ishin si shqiptarë ashtu dhe të huaj. Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus ishte ndër të parat artiste të huaja që elektrizuan skenën e “Sunny Hill-it”. Miley i dhuroi publikut emocione pafund me zërin e saj unik dhe në të njëjtën kohë edhe ajo mbeti shumë e kenaqur nga pritja që populli shqiptar i bëri.

Por mesa duket jo gjithçka në jetën e këngëtares ecën po aq vaj sa ditët e koncertit. Vetëm katër ditë pas festivalit këngëtarja është shtruar në psi.kia.tri për të marrë trajtime. Shkak për këtë është bërë personaliteti i saj që nuk bindet dhe që nuk dëgjon askënd. Familjarët janë shqetësuar për të , sic ka bërë të ditur një burim i afërt me Mileyn, dhe kanë vendosur të marrin kësisoj masash.

“Ata kanë patur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të saj, këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Duhet të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë.”- është shprehur ky burim që e njeh nga afër këngëtaren.





