Një ndër modelet më të njohura dhe më të perfolura në mediat rozë është Emily Ratajkovski. Profili i saj në instagram është i mbushur me foto ku modelja tregon format perfekte trupore. Fansat gjithmone i kanë vënë në pah se përse ajo asnjëherë nuk shfaqet e buzëqeshur por këtë herë ka qenë dicka tjetër që ka tërhequr vëmendjen e tyre.

Së fundmi Emily ka pozuar për revistën “Harper’s Bazaar” dhe menjëherë sytë të shkojnë tek sqetullat e padepiluara. Modelja shfaqet e veshur me një palë reçipeta të zeza me dantellë dhe me poza që janë kritikuar shumë nga ana e fansave.

“Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi. Madje edhe me qimet sërish kërkoni një pamje perfekte. Me fytyrën tuaj të përsosur dhe trupin e përsosur, kështu që mjaft u shtirët”, ka shkruar një fanse. Shumë të tjerë e kanë konsideruar të shpifur, si dicka që nuk duhet kurrë të postohet , ndërsa të tjerë thjesht nuk e kanë besuar. Por Emily është shprehur se nëse ajo vendos të shfaqet e depiluar ose jo është punë për të dhe duhet ta respektojnë.

“Për mua është mirë dhe është vetë zgjedhja ime, vërtetë? Fundja a nuk ka të bëjë me këte feminizmi?” , ka shkruar mes të tjerash modelja.





