Për reperin Gashi muzika duket të mos jetë e vetmja fushë e karrierës që ai kërkon të përjetojë. Kohë më parë ai pati bërë të ditur se në 2020-tën do të lanconte një markë rrobash që do të mbanin emrin e tij. Kujtojme se ai nuk priti dot deri në 2020-tën dhe filloi që tani me lancimin e disa kapuçëve ngjyrë portokalli me emrin “Gashi”.

Mirëpo përveç linjës së rrobave dhe muzikës, Gashin tani do e shohim në një fushë krejt tjetër, në aktrim. Ai ka publikuar në InstaStoryn e tij një foto në të cilën ka lënë mbishkrimin “Në xhirimet e filmit tim më të ri. Jam shumë i emocionuar”.

Në foto ai shfaqet me shenja dhe i mavijosur në fytyrë. Për momentin vetëm kaq është thënë nga ana e reperit dhe nuk dihet ende se në ç’film do të bëjë pjesë apo se në ç’datë do të dalë por të gjithë fansat mezi po presin këtë projekt të ri .





