Gazetari i Euronews Jack Parrock ka zhvilluar së fundmi një intervistë me kryeministrin Edi Rama. Intervista në fjalë do të publikohet së shpejti në media ndërkombëtare. Gjatë intervistës është diskutuar rreth potencialit të Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Gazetari i rrjetit prestigjoz ka komentuar edhe veshjen e kryeministrit pasi i ka bërë përshtypje.

Jack Parrock ka shkruar se kryeministri e ka pritur në rezidencën e tij verore zbathur dhe me një palë pantollona të shkurtra.

“Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim,” ka shkruar gazetari. Së bashku me shkrimin ai ka bashkëngjitur një foto me kryeministrin ku bien në sy këmbët e zbathura dhe pantollonat e shkurtra.





