Ngjarja e madhe në Kosovë, e cila ka bërë bujë ndërkombëtare, festivali “Sunny Hill” i tregoi botës mbarë për natyrën e shqiptarëve. Ky eveniment, në të cilin performuan si art istë të huaj ashtu dhe artistë shqiptar ishte me padyshim një ndër eksperiencat më të paharrueshme të këtij viti. Misioni i festivalit është që ta promovojë vendin tonë në botë dhe që kudo të dëgjohet per Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mes artistëve shqiptarë yje tjera të muzikës botërore, siç është DJ Calvin Harris, G4ashi e shumë artistë të tjerë e elektrizuan skenën e “Sunny Hillit”. Këngëtarja e njohur Dua Lipa në festival bëri simbolin e shqiponjës me duar, dhe kërceu me flamurin kuq e zi të vendosur në shpinë. Ajo vallezoi shotën në mes të publikut duke i treguar kështu botës sa shqiptare është në të vërtetë ajo.
Po ashtu dhe këngëtari Gashi në performancën e tij improvizoi duke bërë që zëri i tij për Kosovën të dëgjohej kudo.

Pas tyre një tjetër këngëtare me famë botërore siç është Bebe Rexha, ndoshta dhe e frymëzuar nga këngëtarët e lartpërmendur, ka publikuar në instagramin e saj një video ku flet pak a shumë shqip dhe shprehet se i do njerezit e saj. Kujtojmë se ajo ndiqet nga miliona njerëz dhe nga ky veprim instagrami i saj ka frymuar shqip. Videoja është realizuar gjatë një darke pune ku Bebe është takuar me një shqiptar dhe së bashku kanë folur shqip.





