Nga Shqipëria / E Mërkurë 7 Gusht 2019, 14:02

Kylie Jenner është shumë pranë nesh, por askush nuk e di

Miliarderja, Kylie Jenner është fotografuar duke i hipur avionit privat e shoqëruar nga i dashuri Travis Scott me vajzën e tyre Stormi, e ëma Kris Jenner, i dashuri i Krisit Corey Gamble, Scott Disick dhe e dashura e tij Sofia Richie. 

Kylie dhe familja e saj do jenë shumë pranë nesh pasi avioni do t'i sjellë në Itali. 

Por ajo ç'ka rënë në sy të paparacëve është ndihmësi i cili mban një fustan të bardhë dhe një kostum. Kanë nisur thashethemet se Kylie dhe Travis do martohen në Itali.

Megjithatë një burim për "ET" i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se Kylie po shkon në Itali për të festuar ditëlindjen.

"Ajo po shkon në Itali për ditëlindjen. Nuk ka asnjë shans që të martohet gjatë këtij udhëtimi. Martesa është diçka që ata e mendojnë, por jo në këtë udhëtim", tha burimi.