Një vit pas ribashkimit, supermodelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd i janë ndarë sërish. Lajmin e kanë bërë të ditur burime për revistën amerikane "E News" të cilët kanë zbuluar edhe shkakun e ndajres së çiftit.

Sipas tyre shkaku pse Bella dhe Abel i dhanë fund lidhjes ishte distanca.

“Të dy janë në vende të ndryshme tani, fizikisht dhe mentalisht. Bella po përgatitet për pasareat e modës ndërsa Abel po punon në albumin e tij të ri muzikor", ka thënë burimi për revistën amerikane.

Burimi pranë çiftit ka treguar gjithashtu se "Ata janë grindur shumë së fundmi".










