Jeta private e këngëtares Baby G ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Lim Hoti me të cilin publikoi pak kohë më parë një videoklip. Baby G e ka fshirë videoklipin nga Youtube dhe fotot me Limin e këto ishin arsyeja e nisjes së thashethemeve.

Ndërkohë Limi së fundmi u filmua me një tjetër vajzë në club, por ai e mohoi që kjo të ishte e vërtet duke u shprehur se portalet e kanë ngatërruar me vëllain e tij.

Teksa lajmet për ndarjen e tyre vazhdojnë, Baby G ka postuar sot një video ku shfaqet duke kërcyer para kamerës.
View this post on Instagram
Brenda një ore video ka arritur 15 mijë shikime dhe qindra komente, shumica prej të cilave janë komplimente.







