Seriali më i ndjekur në Turqi e në shumë vende të botës, "Erkenci kus" (Zogu i mëngjesit) ka transmetuar mbrëmjen e sotme episodin e tij të fundit. Lajmi i përfundimit të serialit nuk u prit mirë nga fansat turk e ata ndërkombëtarë. Seriali përfundoi me një fund të lumtur, me martesën e dy personazheve kryesor Sanem dhe Xhan, rol të cilin e luan aktori shqiptar Can Yaman.

Ky i fundit para përfundimit të serialit, postoi në Instagram një foto të tij me aktoren Demet Ozdemir dhe me fjalët që shkroi i përloti fansat.

"Erkenci kus nuk ishte i famshëm vetëm këtu, por në shumë vende të botës, ishte një fenomen që mori çmime, ishte unik. Nuk e di nëse një serial i tillë vjen sërish në ekran, por nëse ndodh një dyshe kaq shumë, shumë, shumë e mirë sa ne të dy është e vështirë të jetë. Falenderoj shumë Demet Ozdemir me të cilën iu përkushtuam çdo skene, mbushëm çdo boshllëk, ajo i dha energji të gjithë grupit të punës dhe na bëri të qeshim me batutat e saj", shkruajti Can Yaman duke falenderuar më pas të gjithë, që nga regjisori e deri tek menaxheri i tij./Xing.al










