Nga Shqipëria / E Martë 6 Gusht 2019, 20:08

Këngëtarja e njohur lë në mes koncertin: Ju nuk dini të argëtoheni

Këngëtarja e njohur italiane dhe ndër më të komentuarat, Elettra Lamborghini ka mbajtur së fundmi një koncert nga i cili ka mbetur i pakënaqur. 

Mediat e huaja shkruajnë se Elettra e ka ndërprerë koncertin për shkak të fansave. Pas ngjarjes ajo ka shkruar në Instagram se arsyeja pse e ndërpreu koncertin ishin njerëzit që nuk dinin të argëtoheshin, por shtynin njëri-tjetrin.

“Nuk kam parë ndonjëherë njerëz që shtynin si kafshë dhe nuk dinin të dëfreheshin", u shpreh Elettra.

Këngëtarja është shumë e famshme në Itali, por ka fansa edhe nga bota. Ajo numëron mbi 4 milion ndjekës në Instagram dhe arrin shifra rekord klikimesh me këngët e saj.