Nga Shqipëria / E Martë 6 Gusht 2019, 19:07

Rihanna i lë pa fjalë të gjithë me veshjen në festivalin e Barbados

Rihanna ka shkuar në vendlindjen e saj Barbados për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm Crop Over. Këngëtarja i ktheu të gjithë sytë nga vetja me veshjen e saj.

Rihanna ishte veshur me një fustan rozë, me pupla voluminoze që e mbulonin kudo dhe taka rozë.

Flokët i kishte kapur me një stil të veçantë të njohur si 'bantu knots' dhe nuk munguan aksesorët me gurë të çmuar që nga syzet, vathët e byrzylykët.

Rihanna e shijoi paradën e Crop Over 2019 së bashku me kryeministrin e Barbados.