Nga Shqipëria / E Martë 6 Gusht 2019, 18:06

Tuna publikon këngën e re dhe është aq e bukur sa s'do ndaloni së e dëgjuari

Tuna ka publikuar sot surprizë projektin e saj më të ri me titull "Nuk ma do zemra", një këngë e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi dhe me tekst të Aida Barakut.

Kënga është aq e bukur sa me siguri do t'ju mbesë në mendje pasi ta dëgjoni.

Deri tani kënga ka patur vetëm komente pozitive dhe videoklipi është pëlqyer shumë gjithashtu. Në videoklip Tuna shfaqet në shumicën e skenave me një fustan me ngjyra dhe të fryrë.