Pasi këngëtarët e njohur Camila Cabello dhe Shawn Mendes u panë disa herë duke u perqafuar dhe duke u puthur,kudo në media u përfol për një lidhje midis tyre.

Dyshja njihet për një kohë të gjatë me njëri-tjetrit dhe vetëm para pak kohësh realizuan një bashkëpunim të titulluar “Senorita” që rezultoi një sukses i vërtetë.

Ndonëse po flitet shumë për një romancë mes të dyve,ato ende nuk kanë konfirmuar asgjë konkrete por në një intervistë për ‘Variety” këngëtarja e njohur Cabello ka folur në lidhje me dashurinë,ka deklaruar se është e dashuruar dhe se kjo e ka ndihmuar të gjejë vetveten.Pavarsisht se Camila nuk ka përmendur asnjë emër,të gjithë njerëzit kanë hamëndësuar se emri që fshihet pas këtij deklarimi është me padyshim Shawn Mendes.

“Të biesh në dashuri është si një infinit levelesh, apo këndesh. Unë rashë në dashuri dhe hapa veten. Çdo gjë është e shkruar në të tashmen”, është shprehur Camila.








