Moderatorja shumë e dashur për publikun e që shpeshherë na bën të qeshim me batutat e saj, Rudina Dembacaj ndodhet me pushime me familjen në Dhërmi.

Nga atje në mbrëmje Rudina postoi një foto ku shfaqej në super formë, e veshur moderne dhe me taka.

Mirëpo këto të fundit i kanë bërë gjëmën moderatores e cila shkruan: "Pak para fotos thyvaqafen nga takat,per Zotin".

Kujtojmë që "Xing.al" bëri të ditur se në sezonin e ri televiziv Rudinën do e shohim në TV Klan.






