Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe një nga më të pëlqyerat e estradës shqiptare.Në muajin prill ajo realizoi një projekt muzikor në bashkëpunim me këngëtarin algjerian Stooking. Kënga,e cila mban titullin “Zemër” u kthye në një hit të menjëhershëm duke bërë për vete publikun. Ky projekt muzikor numëron mbi 200 milionë klikime në youtube dhe është kthyer në një hit ndërkombëtar.

Kujtojmë se para një jave,ajo u certifikua me ‘Gold International’ dhe ky fakt e la krejtësisht pafjalë Dhurata Dorën.

Tani, është pikërisht kënga “Zemër” që ka marrë dhe një tjetër çmim Gold por këtë herë në Francë. Mesa duket edhe njehere tjeter kenga “Zemer” dëshmoi për suksesin e saj dhe po i dhuron këngëtares Dora suksesin e merituar.







