Modelja Oriola Marashi është vazhdimisht aktive në rrjetin social të instagramit.Ajo publikon foto nga më te ndryshmet të cilat është e pamundur të mos bien në sy të ndjekësve të saj.Pushimet kanë filluar dhe për modelen dhe aktualisht ajo ndodhet në Ibiza ku po shijon atmosferën së bashku me mikeshat e saja.

Çfarë bie dukshëm në sy në të gjitha fotot e saj është fakti se Oriolën e shikojmë gjithmonë serioze dhe asnjëherë të qeshur.Ky fakt normalisht i ka bërë kuriozë dhe ndjekësit e saj të cilët nuk mund ta kuptojnë se si një super femër si ajo nuk shfaqet asnjëherë e qeshur.Sipas tyre një dozë buzëqeshjeje do ia shtonte hijeshinë.

Modelja ka postuar së fundmi në profilin e saj një foto ku po shijon perëndimin në Ibiza.Mirëpo si në çdo foto tjetër edhe këtu shikojmë një Oriolë serioze.Një ndër ndjekësit e saj nuk ka nguruar t’i shtrojë pyetjen se përse ajo nuk qesh asnjëherë në foto.
“Buzëqesh njëherë pra ..se je gjithë kjo bishë ..të dukesh më bukur akoma,ka shkruar ai.Nderkohë që Oriola ka zbuluar menjëherë arsyen se përse ajo nuk preferon të shfaqet e buzëqeshur. “Sa të heq telat dhe vetëm me dhëmbë jashtë ke për të më pare”,ka bërë të ditur Oriola.

Pra siç duket modelja ka tela në dhëmbë dhe kjo gjë e bezdis por siç lajmëron dhe Oriola pritet që kur telat të hiqen,instagrami i saj të mbushet me buzëqeshje.






