Të dielën këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa,e cila erdhi në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”,ka vizituar Ambasadën e Britanisë së Madhe në vendin tonë.

Së bashku me të atin,Dukagjin Lipa,ajo ështe takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell.Ditën e sotme ajo ka shpërndarë në profilin e saj të instagramit disa foto të shkrepura atë të dielë,së bashku me një mbishkrim informues ku tregon se si Ambasada e Britanise së Madhe në vendin tonë është në bashkëpunim me çdo njeri që tenton të sjellë ndryshimin për mirë në vend.

“Fotografitë nga një pritje me Ambasadorin Britanik të Kosovës që takojnë artistë, krijues, vullnetarë dhe aktivistë, të cilët po sjellin ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit. Jam me fat që pata rastin të mësoj më shumë rreth punës së tyre dhe të mendoj për mënyra për bashkëpunim”, ka shkruar Dua Lipa.







