Nga Shqipëria / E Martë 6 Gusht 2019, 14:02

Mirupafshim Dua, Isaac Carew prezanton të dashurën e re

Vetëm një muaj më parë, Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund lidhjes disavjeçare. Ata e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe vetëm pak kohë më parë u zbulua dhe lidhja e re e Duas me Anwar Hadid.

Siç duket edhe shefi i njohur i kuzhinës ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Duan dhe ka filluar një lidhje të re. Ai ka publikuar së fundmi në Instastory një foto ku shihet i kapur për dore me një vajzë.

Pak kohë më parë ai u fotografua me modelen e njohur Georgia Fowler, mirëpo nuk dihet se nëse vajza në foto është ajo.