Nga Shqipëria / E Martë 6 Gusht 2019, 13:01

Anwar Hadid fiksohet me Shqipërinë, gjesti i tij na bën krenar të gjithëve

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa tre ditët e fundit ka qenë së bashku me familjen në Kosovë ku ndoqën festivalin e njohur ‘Sunny Hill’. Dua kishte marr në vendlindjen e saj edhe të dashurin, modelin e njohur Anwar Hadid.

Siç duket shqiptarët dhe Kosova i ka lënë shumë mbresa modelit, i cili së fundmi ka gëzuar të gjithë fansat shqiptar me gjestin e tij.

Në një foto të publikuar pak më parë nga Dua Lipa, ajo dhe Anwar shihen të kapur prej dore teksa bie në sy që modeli i famshëm ka veshur një bluze me shqiponjën e famshme shqiptare.