Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe modelet Aurela Hoxha,Dorina Gegiçi,Oriola Marashi dhe Elena Lika janë shumë aktive dhe të pëlqyera në Instagram.Ato vazhdimisht postojnë foto nga jeta dhe karriera e tyre. Këto ditë vajzat bukuroshe që janë dhe mikesha me njëra-tjetrën, kanë vendosur të bëjnë disa pushime dhe kanë zgjedhur si destinacion Ibizën.

Profili i tyre ne instagram na mban te informuar ne lidhje me keto pushime qe siç duket vajzat po i shijojne shume.Të veshura me rrobabanje dhe duke kercyer në ritmin e këngëve të ndryshme vajzat shfaqen me forma të shkëlqyera trupore dhe po çmendin madje cdo pushues në Ibiza.

Modelja Aurela Hoxha ka shpërndarë një video, ku veshur me rrobabanje në ngjyrë të bardhë po kërcen në ritmin e këngës Djadja
Këtë video të saj e ka shpërndarë në InstaStory dhe mikesha e saj Beatrix me mbishkrimin “Zhemla ime më e bukura në botë”.

Jo vetëm Aurela, por dhe vajzat tjera po bëjnë namin me postimet e tyre. Beatrix shfaqet tejet e relaksuar dhe ajo ka zgjedhur këngën “I took a pill in Ibiza”, këngë e cila pershtatet dhe me vendin ku ajo ndodhet .Në postimin e saj të fundit, ajo po dhuron puthje që nga Ibiza.
"Puthje nga Ibiza" ka shkruar ajo.

Janë vetë postimet e tyre në instagram që tregojne se vajzat me të vërtetë që po argëtohen shumë dhe janë të lumtura në praninë e njëra-tjetrës. Të ndodhura në të njëjtin vend ato bëjnë dhe deklarata per dashurinë midis tyre sic është ajo e Beatrix ndaj Dorinës. “Look at my gorgeous babe. Love u “ shkruan Beatrix për modelen në një video të kësaj të fundit.

Njekohësisht dy modelet tjera Oriola Marashi dhe Elena Lika po e shijojnë goxha Ibizën dhe po ashtu po bëjnë namin në profilin e tyrë te instagramit me fotot e postuara në rrobabanje teksa shijojnë diellin dhe perëndimet e Ibizës.












