Nga Shqipëria / E Hënë 5 Gusht 2019, 22:10

'Unë e mora në televizion, unë e hoqa', Ilda Bejleri i kthehet Shakohoxhës

Ditën e sotme në një intervistë për "Pushime on Top", Dritan Shakohoxha u shpreh se ka qenë ai i pari që e ka punësuar Ilda Bejlerin në televizion bashkë me djemtë e stafit dhe ishte po ai që i dha lajmin e largimit nga puna moderatores.

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”, tha Shakohoxha.

Pas kësaj deklarate, Ilda ka reaguar me një foto të postuar nga pushimet në Greqi ku i drejtohet Shakohoxhës. "Nga puna të heqin e të marrin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve", shkruan Ilda duke shkelur syrin.