Nga Shqipëria / E Hënë 5 Gusht 2019, 19:07

Pas koncertit Calvin Harris ka dy fjalë për Dua Lipën

Festivali “Sunny Hill” dhuroi për tri netë rrjesht perfomanca fantastike të artistëve shqiptarë dhe të huaj.Në natën e tretë të këtij koncerti, ishte dj i njohur Calvin Harris ai që ndezi skenën e “Sunny Hill-it”me këngët e tij.

Një prej këngëve që ai performoi ishte “One kiss” së bashku me kengëtaren e mirënjohur Dua Lipa me të cilën padyshim që elektrizuan publikun. Ky eveniment u shndërrua në një ngjarje të paharrueshme jo vetëm për fansat dhe publikun por dhe për vetë Calvin Harris.

Si çdo të huaji tjetër që u njoh me Prishtinën, edhe atij i bëri shumë përshtypje mënyra se si u prit nga publiku dhe atmosfera e krijuar. Në profilin e tij të instagramit ai ka shkruar disa fjalë në lidhje me natën e tretë të festivalit duke falenderuar Dua Lipën dhe të atin, Dukagjin Lipa , për ftesën.

“Natë e çmendur në Prishtinë. Faleminderit Dua dhe Dukagjin për ftesën”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Crazy show in Pristina thanks @dualipa @dukagjinlipa for inviting me!!

A post shared by Calvin Harris (@calvinharris) on