Ekzisonte një kohë kur emrat e njohur të hip-hop-it shqiptar, Mr.Elvis dhe 2Die4 bënin namin me projektet muzikore dhe ishin më të preferuarit nga njerëzit.Për një kohë të gjatë artistët i munguan ekranit dhe vetëm tani, sipas një burimi nga “Panorama Plus” , ato do të sjellin një bashkëpunim të titulluar ““Albanian vs Everybody”.

Projektin te dy ia prezantuan Stines dhe pastaj menjëherë filluan nga puna në studion e tij “Stine Records”.Refreni i këngës është realizuar nga Stine dhe u pëlqye dhe nga pjesa tjetër e grupit.

Në sfond të klipit të këtij projekti,i cili është xhiruar në Shkozë dhe në Kombinat,qëndron një imazh i Dr. Florit në shenjë respekti.Ideja për këtë gjest u dha nga Mr. Elvis për te kujtuar Dr.Florin si artist me plot vlera. Grupit Mr.Elvis, 2Die4, Stine i janë bashkuar dhe Mulah Mike dhe i riu Mc. Koha të cilët janë pjesë e këtij projekti muzikor që pritet të dalë këto dy ditë.




