Nga Shqipëria / E Hënë 5 Gusht 2019, 16:04

E papritur: Moderatorja shqiptare konkurron për Miss në Monaco

Ish-Missi i njohur Arbnora Ademaj është kthyer në një ndër femrat e përfolura shpesh në media kohët e fundit dhe kjo për shkak së ajo ka nisur karrierën e saj si aktore në Turqi. duke u bërë pjesë e disa projekteve kinematografike në Stamboll.

Ndonëse kanë kaluar plot 12 vite që nga kur Arbnora rrëmbeu kurorën e misit në Kosovë, ajo ende vazhdon të jetë në super formë e kjo gjë vihet re dhe nga postimet e saj në profilin e instagramit.

Së fundmi, një projekt tjetër në jetën e saj duket të jetë sërish konkurimi si miss. Ndërmjet një publikimi në InstaStoryn e saj ish-missi ka bërë të ditur ofertën që ka për të konkuruar si “ Miss TheGlam Monaco International”. Me mbishkrimin e saj “Nuk po di a të marr pjesë apo jo ? A të bëhem dhe njëherë miss?” , Arbnora shfaq dilemë nëse duhet t’i rikthehet konkurimit në pasarala.