Projekti më i ri dhe më interesant që po vjen në botën e televizionit është një emision i cili përfshin njëkohësisht Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Emisioni quhet “Stand Up” dhe është rezultat i 24 emisioneve të realizuar deri më tani. “Stand Up” këtë herë është krejtësisht ndryshe dhe më interesant se kurrë.

Në këtë sfidë do të garojnë performues nga Kosova,Maqedonia dhe Shqipëria, nga nëntë performues për secilën skuadër.Në fund do të përzgjidhen tre për secilin vend. Temat që ky emision do të përmbajë vijojnë nga më të ndryshmet.

Per secilin pjesëmarrës do të jepet vlerësimi nga juria e cila përbëhet nga personazhe të njohur. Për Kosovën antar komisioni është Dardan Islami, për Maqedoninë është Visar Etemi ndërsa për Shqipërinë do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim.


Emisioni në fjalë do të transmetohet në tri televizione nacionale, pra në tri vendet që janë pjesë e kësaj gare.
Burimi : Telegrafi




