Prej disa ditësh në media po përflitet për sherrin mes këngëtares Kida dhe reperes Tayna. Dy artistet kanë qenë prezente në një ambient, por nuk kanë folur me njëra-tjetrën gjë që ka ngritur aludimet se janë zënë.

E pyetur për këtë gjë së fundmi në ‘Pushime on Top’, Kida hodhi poshtë lajmet duke rrëfyer se me Taynën ka marrëdhënie shumë të mira.

"S’ e kam takuar Tayna-n? Jo, unë me Tayna-n kam ndenjur personalisht, kam ndenjur dhe kam shoqëri...", ka thënë ajo duke i dhënë fund spekulimeve.

Së fundmi, dy këngëtaret kanë filluar të ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe madje ditën e djeshme Tayna ka reaguar duke treguar nëpërmjet një postimi se Kidën e konsideron mikesh.

Reperja ka publikuar një video ku shihet Kida duke performuar në skenë, ndërkohë që e ka etiketuar dhe pranë ka vendosur një emoji me zemra.








