Nga Shqipëria / E Hënë 5 Gusht 2019, 14:02

Leona Lewis martohet në fshehtësi, dalin pamjet e dasmës

Këngëtarja e njohur Leona Lewis dhe Dennis Jauch kanë një histori dashurie për rreth 9 vite dhe vetëm me 27 korrik të këtij viti ato vendosën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre. 

Çifti në fjalë gjithmonë ka preferuar ta mbajë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave por sidoqoftë imazhet e para rreth dasmës së tyre sapo kanë dalë.

Dasma u zhvillua në Toskana dhe ishin gjithësej 180 të ftuar. Revista “Hello” ka publikuar një intervistë me Leonën ku ajo jep detaje në lidhje me zhvillimin e ceremonisë dhe si kopertinë e revistës është vendosur fotoja e çiftit. Këngëtarja Lewis ka treguar për “Hello” se dasma ka pasur dhe ndryshime planesh në minutën e fundit. Si fillim, ato kanë menduar që dasma të zhvillohej në mjedis të jashtëm por për shkak të një stuhie të tmerrshme nga e cila u frikësuan të gjithë , janë detyruar që ta zhvillojnë brenda.

Edhe në profilin e saj të instagramit, Leona ka shpërndarë një fotografi nga dasma së bashku me një dedikim për të shoqin, ku tregon se si ato i thanë njëri-tjetrit “Po” përpara të ftuarve. Po ashtu ajo ka falenderuar dhe personat që ia bënë të mundur këtë ëndërr.