Ilira Gashi, këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Gjermani, ka realizuar shumë projekte në gjuhën angleze dhe ndonëse nuk ka shumë kohë që ka nisur të marrë vëmendje ndërkombëtare , ajo vlerësohet shumë për zërin unik.

Këngëtarja Gashi ka qenë një ndër performueset në festivalin “Sunny Hill” dhe kjo për të ka qenë vërtetë një eksperiencë e bukur.Ajo ka performuar për herë të parë në Kosovë dhe ka mbetur e mrekulluar nga pritja që i është bërë.

Në videot e postuara në profilin e saj të instagramit ajo është shprehur se Kosova ka qenë publiku më i mirë që ajo ka parë. Së fundmi, ajo ka postuar po ashtu dhe një tjetër video ku po këndon “Jam Kosova, jam Shqipëria”. Këto vargje po që kanë ditur ta emocionojnë publikun. Ilira Gashi ka kërkuar dhe mendimin e fansave nëse dëshirojnë që këto vargje të realizohen si këngë.






