Tre ditët e fundit në Kosovë është mbajtur festivali tashmë shumë i njohur ‘Sunny Hill’. Pjesë e tij ishin një sërë artistësh të njohur shqiptar dhe të huaj që dhuruan performanca të paharrueshme.

Ndërkohë Dua Lipa në intervistën e dhënë ditë më parë teksa u pyet se nëse do të këndonte në 'Sunny Hill; tha: S’e di përgjigjen e kësaj pyetjeje”, duke lënë të kuptohej se nuk do të kishte një performancë të sajën këtë vit.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ajo i ka surprizuar të gjithë teksa ka performuar së bashku me Calvin Harris super hitin “One Kiss”. Në videon e publikuar, Dua shihet teksa këndon në mes të publikut dhe i bën thirrje të gjithë fansave që të këndojnë me të, ndërkohë që më pas ngjite në skenë dhe performon së bashku me Dj e famshëm.








