Një video e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ku shihej teksa kërcente 'Shotën' së bashku me reperin Gashi u bë virale dhe u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale. Po ashtu edhe Dua nuk ngurroi që të publikonte në profilin e saj një foto ku shfaqej e lumtur teksa ngrinte flamurin kuq e zi.

“Disa netë, duket të ngrihesh dhe t’i tregosh njerëzve se sa shqiptare je.”, kishte shkruar Dua në postimin e komentuar nga të gjitha mediat.
View this post on Instagram
Mirëpo, ky veprim i saj ka tërhequr së fundmi edhe vëmendjen e mediave serbe të cilat kanë shkruar për këngëtaren shqiptare.

“Telegraf.rs” i ka dedikuar Duas një artikull ku shkruhet: “Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë. Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo. Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë. Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.”, ka shkruar ndër të tjera.
Burimi:Lajmi.net.









