Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi i ftuar mbrëmë në Sunny Hill Festival, mes shumë personazheve të famshëm veçoi moderatorin e njohur Alaudin Hamiti.

Ky i fundit tetë vite më parë e ka intervistuar Gashin kur ai ishte një emër i panjohur e këtë reperi nuk e harron.

"Në 2011-tën, ky ishte i pari nga Kosova që erdhi në Neë York për të më intervistuar kur unë isha askushi dhe do ta kujtoj gjithmonë këtë detaj gjithmonë. Tashmë kur thonë e kemi Gashin në emision, nuk është hera e parë. Me këtë Alaudinin ishte hera e parë", u shpreh Gashi.






