Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media prej vitesh, Nora Istrefi ishte e ftuar së fundmi në rubrikën "Kë zgjedh" në "Mirage".

Gjatë emisionit Norës i ra një nga pyetjet më të sikletshme, zgjedh mes motrës apo bashkëshortit?

"Erën, se e kom motër”, u përgjigj Nora pasi u mendua pak.

Nora dhe Era kanë treguar gjithnjë që kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Pak kohë më parë ato publikuan edhe bashkëpunimin e tyre të parë që u prit shumë mirë nga publiku.




