Këngëtari i njohur, Devis Xherahu prej vitesh tashmë është në një lidhje me ish-Missin, Ertemiona Mejdani. Çifti siç dihet janë njohur në xhirimet e një klipi dhe vazhdimisht në intervista të ndryshme kanë treguar se janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, Ertemiona feston ditëlindjen dhe urimin më të veçantë e ka marr nga partneri i saj Devis. "Sot është një ditë e veçantë për mua. Gjysma ime, fjalët janë të varfra në lidhje me atë që ndjej dhe dua të të shpreh sot. Gjithë bekimet e botës i mbledh dhe t’i dërgoj me trëndafila. Ps: A ka njeri ti thotë gjysmës time sa shumë e dua?”, ka shkruar Devisi pranë fotove ku shihet me modelen.
View this post on Instagram
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një koment i Devisit i cili zbulon që qenka martuar me partneren e tij. “Edhe 100, por përse nuk e propozon ta fejosh ta martosh këtë vajzë, se e more meqaf gjithë këto vite kot”, i ka shkruar një fanse, ndërkohë që këngëtari i ka kthyer: “Ne jemi të martuar mike, por ti nuk e ke këtë informacion dhe nuk ka pse ta kesh”.







