Nga Shqipëria / E Diel 4 Gusht 2019, 13:01

Video që s’duhet humbur: Anwar Hadid kërcen valle me flamurin kuq e zi

Prej dy ditësh në Kosovë është duke u mbajtur "Sunny Hill" një festival nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin. Në festivalin e njohur janë mbledhur një sërë këngëtarësh shqiptar dhe të huaj të cilët kanë dhuruar performanca të paharrueshme.

Mbrëmjen e djeshme në skenë u ngjit këngëtari me origjinë shqiptare i famshëm në botë Gashi, i cili në një moment u afrua pranë Dua Lipës dhe kërcyen së bashku vallen e Tropojës.

Pranë Duas shihej Anwar Hadid i dashuri këngëtares  i cili në një moment shihet teksa ngre flamurin kuq e zi dhe kërcen nën tingujt e valles shqiptare.