Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Gusht 2019, 21:09

Çifti i njohur i showbizit martohen në jaht luksoz

Çifti i njohur i showbizit dhe shumë i komentuar që kur u zbulua lidhja e tyre, Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë martuar me një ceremoni në jaht luksoz në Capri.

Kjo është ceremonia e dytë e dasmës për çiftin pasi të parën ata e realizuan në fshehtësi.

Në fotot e publikuara nga "The Sun", Heidi shfaqet me fustan të bardhë nusërie pranë Tomit dhe 4 fëmijëve të saj. 

Heidi Klum është 46 vjeçe ndërsa Tom Kaulitz, 26 vjeç, por modelja ka treguar se nuk e ka problem aspak moshën e partnerit të saj.