Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Gusht 2019, 20:08

Hiti i verës/ Stresi dhe Don Phenom publikojnë këngën që do bëjë namin kudo

Prej disa ditësh Stresi kishte njoftuar se po vjen me një bashkëpunim me Don Phenom, Anxhelo Kocin dhe Florin Banan. Kënga është publikuar pak më parë dhe ka arritur mijëra shikime në Youtube.

Muzikën e kësaj kënge e ka punuar Anxhelo Koci ndërsa tekstin Stresi, Don Phenom dhe Anxhelo.

Videoklipi është veror, me vajza me rrobabanjo që kërcejnë pranë reperëve.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku dhe pritet të kthehet hit.