Modelja Arbenita Islamaj dhe reperi i njohur Fero kanë bërë prej disa kohësh lidhjen e tyre publike dhe tanimë janë kthyer në një ndër ciftet më të përfolur nëpër media.

Vazhdimisht ato i bëjnë dedikime dhe gjeste të ndryshme romantike njëri-tjetrit duke e shfaqur dashurinë e tyre para fansave dhe publikut. Për shkak të profesioneve të tyre, ku Arbenita si modele ndërkombëtare dhe Fero si një reper shqiptar, çifti nuk ka shumë kohë për të kaluar së bashku.

Distanca duket t’iu shkaktojë shumë mall dhe këtë na e bën të ditur Arbenita me videot e postuara në InstaStoryn e saj. Ajo ka publikuar një video ku shpreh se e ka marr malli për të dashurin . “Më ka marrë malli si e çmendur" , ka shkruar ajo.

Përpos kësaj videoje, modelja po ashtu ka ndarë një tjetër video me Feron ku shkruan “ Gjejeni kush është më i çmendur “. Në video Arbenita dhe Fero shfaqen duke bërë si fëmijë dhe duke shijuar praninë e njëri-tjetrit.









