Para disa ditësh u përhap lajmi se moderatorja Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë.

Fatma ende nuk ka konfirmuar asgjë por në profilin e saj në Instagram,ajo ka filluar te pozojë vetem me rroba te gjera, çfare ka ngritur dyshime.

Ditën e sotme ajo publikoi fotot e para pas lajmit të shtatzënisë dhe të gjithë sytë ishin normalisht tek barku i saj.

Së bashku me partnerin , Alfion, moderatorja ka nisur pushimet dhe ka postuar fotot e para. Fatma ka veshur një fustan të gjerë me lule dhe i dallohet barku i rrumbullakosur. Kujtojmë se para tre ditësh u tha se moderatorja është në tremujorin e parë të pritjes së ëmbël. Fytyra e saj ka marre nje tjeter shkelqim dhe kjo mund të jetë një ndër efektet e shtatzënisë.








